Haga i refuzon kërkesën Karaxhiqit për lirim të përkohshëm

Gjykata e Hagës ka refuzuar kërkesën e ish-Presidentit të Serbisë, Radovan Karaxhiq që të dalë në lirim të përkohshëm nga burgu.

Theodor Meron, presidenti i Mekanizmit për Gjykatat Ndërkombëtare, ka thënë se Tribunali i Hagës, hodhi poshtë kërkesën e Karaxhiç për të dalë në lirim të përkohshëm, duke theksuar se kushtet nuk janë plotësuar, shkruan N1 Sarajevën, transmeton Indeksonline.

Gjykata e Hagës më 24 mars kishte dënuar Karaxhiçin (70- vjeçar) me 40 vjet burg, ai ishte shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim të myslimanëve dhe kroatëve, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës granatimeve afatgjatë dhe marrjen peng të paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta