Era Istrefi në mediat franceze (VIDEO)

Era Istrefi po vazhdon të shënoj suksese në Evropë.

Këngëtarja si duket ka projekte afatgjate në shtetin francez pasi që përformoi live në emisionet më të njohura televizive atje, ajo tashmë ka arritur edhe në sukses tjetër.

Era ka pasur një foto sesion për revistën e njohur franceze të muzikës “Modzik Magazine”, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto suksese Era po i arrin në saje të këngës “Bonbon”, e cila është kthyer në një hit botëror.

Ndryshe, Era do të paraqitet më pesë qershor në një koncert në Shkup, ku do të performojë përkrah D.j. me famë botërore, David Guetta.

Temat
Showbiz

Të afërta