Dështon mbledhja e Komunës së Prishtinës

Ka dështuar mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës e paraparë që të mbahet për sot.

Mbledhja nuk u mbajt për mungesë të kuorumit pasi që munguan asamblistët e LDK-së dhe PDK-së.

Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu, tha se kjo është bërë me qëllime politike nga këto dy parti.

Në anën tjetër grupi i asamblistëve të LDK-së nëpërmjet një komunikate për media mendon se mbledhja e jashtëzakonshme e sotme e Kuvendit të Prishtinës, të cilën e ka kërkuar kryetari i Prishtinës është e paligjshme.

“Thirrja e kësaj mbledhjeje ka për qëllim vazhdimin e përpjekjeve të udhëheqjes së kryeqytetit dhe VV për t’u marrë me çështje të tjera nga ato që tregojnë dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes nga kryetari Ahmeti”, thuhet në komunikatë.

Temat
LajmeVend

Të afërta