De Biasi sot zyrtarizon listën, ja 6 lojtarët që rrezikojnë

Shqipëria do të dërgojë sot listën zyrtare të 23 lojtarëve në UEFA, ndërsa trajneri De Biasi do të rikthejë në shtëpi 4 lojtarë.

Këta janë 6 lojtarët që rrezikohen më shumë për të mos udhëtuar drejt Francës, shkruan Syri.net.

Frederik Veseli- Mbrojtësi I Luganos ka më pak shanse se të gjithë për të qenë pjesë e listës. Në pozicionin ku luan ka konkurenca të forta dhe mbipopullim. Vetëm dje iu bashkua Kombëtares.

Herolind Shala- Mesfushori me tipare sulmuese u provua në 20 minutat e fundit në miqësoren ndaj Katarit. Ka vetëm 20% shanse për të qenë brenda listës së 23 lojtarëve.

Berat Gjimshiti- Mosaktivizimi në miqësoren ndaj Katarit ishte domethënëse. Mbrojtësi vjen pas një sezoni ku ka qenë më shumë në tribunë sesa është aktivizuar. Ka pak shanse të jetë në listë.

Amir Rrahmani- Mbrojtësi vjen nga një sezon I shkëlqyer, madje është shpallur edhe në formacionin e vitit në Kroaci. Duket se është në balotazh me Gjimshitin për të qëndruar.

Milot Rashica- Mesfushori I talentuar u provua të dielën, por edhe pse pritshmëritë janë të mëdha ende nuk mund të thuhet se është përshtatur. Ka shanse për të qenë në listë.

Andi Lila- U provuia mesfushor qendre në ndeshjen e fundit por nëse De Biasi zgjedh të largojë dy lojtarë në këtë repart, atëherë gjasat do të jenë në balotazh me Kukelin.

Temat
SportVend

Të afërta