Trinjakët më të ngjajshëm në botë, kanë çuditur edhe mjekët (Foto)

“Daily Mail” shkruan se Becki Jo Allen nga Liverpuli solli në jetë tre fëmijë meshkuj, Roko, Rohan dhe Roman.

Fëmijët janë të ngjashëm në çdo detaj, një gjë e rrallë te trinjakët.

Pas analizave dhe studimeve të ndryshme, edhe mjekët konfirmuan se ata janë identikë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë nëna e tyre 23-vjeçare nuk ngurron të mburret me ta në rrjetet sociale duke hedhur herë pas here foto.

“Në fillim nuk munda ta besoja. Nuk kisha imagjinuar të kisha binjake, jo trinjakë. Ne nuk kemi asnjë në familje që të ketë lindur binjakë apo trinjakë”, është shprehur nëna, përcjell Shekulli.

Pas 6 javësh në spital, tashmë ata ndodhen në shtëpi. 23-vjeçarja është shprehur se djemtë e saj kanë nisur të tregojnë karakteristikat e ndryshme.

e7

e6-2

e4-1

e3-1

e2

e1-1

Temat
Fun

Të afërta