Testi i arritshmërisë, 64.7 % e nxënësve e kanë kaluar

Ministria e Arsimit ka publikuar sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta të Kosovës.

Sipas MASHT, arritshmëria në këtë test është 64,7 për qind.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit tha se arritshmëria sivjet është më e lartë se sa vitet e kaluara.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, Alush Istogu, ka deklaruar se MASHT i ka bërë të gjitha përgatitjet që nxënësit me këto pikë të arritura të aplikojnë në shkollimin e mesëm të lartë.

Sipas statistikave, në lëndën e gjuhës shqipe rezultati është 64.7 përqind, gjuhë angleze 77.9 përqind, histori 59.4 përqind, gjeografi 62.3 përqind, matematikë 64.9 përqind, informatikë 72.9 përqind, fizikë 66.9 përqind, kimi 64.1 përqind, biologji, 62.1 përqind.

Me mbi 80 pikë janë 17.2 përqind të nxënësve, me mbi 90 pikë janë 1.5 përqind kurse nën 40 pikë janë 7.1 përqind të nxënësve.

Temat
LajmeVend

Të afërta