Tenton të godasë policin me hanxhar, pranga shqiptarit

Një shqiptar 35-vjeçar që kishte probleme me alkoolin, u vu në prangat e policisë italiane për tentativë vrasjeje, rrëmbim, kërcënim dhe lëndime të rënda. Shqiptari u arrestua në Monfalcone, pasi një grindjeje të dhunshme me gruan, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy djemtë e tij të mitur.

Menjëherë policia shkoi në banesën e tyre, duke nisur negociatat e gjata për dorëzimin e autorit. Në përgjigje, shqiptari ka kërcënuar agjentët e policisë me një thikë të rëndë kuzhine, teksa disa herë ka tentuar t’i godasë ata, por pa sukses.

Në ndihmë, erdhën patrulla të tjera policore dhe zjarrfikësit, duke bërë të mundur të neutralizonin shqiptarin që kishte “humbur arsyen”. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja mund të kishte përfunduar në tragjedi për shkak se shqiptari kërcënonte fëmijët e vegjël.

Gruaja e tij, 33 vjeçare me dy fëmijët u mbyllën në banjë. Policisë ju desh të zhvillonte një aksion të planifikuar për të shpëtuar gruan dhe bijtë e saj. Forcat e rendit hynë në ndërtesë përmes dritares së banjës dhe derës së banesës, duke çarmatosur më pas burrin e tërbuar. Gruaja dhe dy fëmijët u shpëtuan, ndërsa 35-vjeçari u arrestua më pas.

Temat
LajmeRajon

Të afërta