Tahiri thotë se s’ka Asociacion pa zbatimin e tri marrëveshjeve

Nuk do të fillohet asnjë veprim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacion e komunave me shumicë serbe pa zhbërjen e strukturave paralele, pa e marrë Kosova kodin telefonik shtetëror dhe pa u pavarësuar sistemi i transmisionit energjetik.

Kështu shprehet në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Edita Tahiri, ministre për Dialog e Qeverisë së Kosovës.

Ajo thekson se Serbia nuk mundet ta themelojë njëanshëm Asociacionin, ndërkohë që, sipas saj, në Bruksel do të formohet grupi punues trepalësh për zhbërjen e të gjitha strukturave paralele të Serbisë të mbetura në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta