Stephen Hawking: Nuk po e kuptoj popullaritetin e Donald Trump

Shkencëtari më i famshëm në botë, Stephen Hawking ka thënë se nuk po arrin ta kuptoj pse kandidati i mundshëm i republikanëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është kaq shumë i famshëm dhe popullor.

Fizikanti britanik i cili është një nga mendjet e ndritura të shkencës botërore ka bërë thirrje të gjithë votuesve britanikë që në referendumin e 23 qershorit të votojnë që Britaninë të mbetet në Bashkimin Evropian, transmeton Indeksonline.

Ai theksoi se qëndrimi në BE ofron mbështetje vendimtare për kërkime shkencore britanike, si dhe për ekonominë dhe sigurinë e vendit.

“Ne nuk mund të jemi të vetëm kundër gjithë botës. Ne duhet të jetë pjesë e një grupi më të madh të njerëzve, si për sigurinë tonë, por edhe për tregti”, tha Hawking.

Temat
BotëLajme

Të afërta