“Shqipëria nuk është një surprizë, De Biasi ju solli shkollën italiane”

Fati ka dashur që Didier Deschamps të jetë trajneri i Francës në kohën që pikërisht ky vend do të mirëpres kampionatin Europian të vitit 2016. Një mundësi mjaftë e mirë, të cilën ai nuk kërkon ta humbasë. në një intervistë për zyrën për sthyp të federatës sonë, ai ka vlerësuar edhe Kombëtaren tonë.

Vendi juaj ka fituar dy finaleEuropiani, në 1984 dhe 2000. Cfarë nënkupton një titull i tretë, sidomos kur luani në shtëpi?
Kjo do të tregojë se futbolli francez po punon në drejtimin e duhur , dhe që vazhdon të formojë dhe stërvisë lojtarë shumë të mirë … që do të sjellin suksese të bukura për klubet e mëdha Europiane. Shumë mendojnë se kjo do të jetë e dëmshme për kampionatin francez, por besoj se ekipi kombëtar do të përfitojë nga ky progres i shpejtë.

Në raundin e parë, do të ndesheni kundër Zvicrës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju kundërshtari më i fortë?
Grupi është shumë homogjen, dhe analistët e vendosin Francën si favoritë, duke qenë dhe vend organizator. Por ne kemi respekt të jashtëzakonshëm për kundërshtarët tanë. Nuk besoj se kemi avantazh, që ndeshjen e hapjes e luajmë kundër një ekipi të vështirë dhe kurajoz siç është Rumania!

Cfarë pritshmërish keni nga Shqipëria?
Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për t’i zgjidhur problemet që kishim gjatë ndeshjeve kualifikuese, kundër ekipit të Shqipërisë (barazim në Rennes, humbje në Tiranë). Këtu ka të bëjë dhe fati, nëse një ekip merr 5 nga 6 pikët e mundshme, në vetëm 2 ndeshje. Nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë.

Kë nga lojtarët njihni më mirë?
Ne e kemi studiuar mirë mënyrë e lojës e të gjithë ekipit të Shqipërisë, kështu që i dimë karakteristikat e tyre, forcën e tyre, dhe në raste kur ka, dobësinë e tyre.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi?
Ai e kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori, në Kampionatin Europian dhe ka bërë një punë të shkëlqyer , dhe nuk e them për t’i bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. Ai i arriti këto rezultate me burime të pamjaftueshme. Burime qe nuk krahasohen me nivelin italian. Aftësia për tu përshtatur është një tregues i mirë për të nxjerrë në pah, një trajner të mirë!

Kush do të kurorëzohet Kampion Europe?
Unë nuk bëj asnjëherë parashikime… por të gjithë e dinë se mund të jenë 5 ose 6 skuadra që do të kenë shanset më të mëdha për ta gjetur veten në finale.

Temat
RajonSport

Të afërta