Qentë mund të jenë në gjendje të nuhasin malarian tek njerëzit dhe të ndihmojnë në zbulimin dhe kurimin e shpejtë të saj, thanë shkencëtarët, citon Syri.net.
Shkencëtarët shpresojnë se qentë do të revolucionarizojnë zbulimin e malaries, duke bërë të mundur që ta mjekët ta kapin atë shpejt pa nevojën e analizave, shkruan The Independent më 27 maj 2016.
Qentë mund të jenë në gjendje të zbulojnë malarien nëpërmjet shqisës së tyre të mprehtë të nuhatjes duke shpëtuar mijëra njerëz me anë të zbulimit të shpejtë dhe pa analiza gjaku, thanë shkencëtarët.
Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka dhënë një grant për komisionin e kërkimit për t’u dhënë mundësinë shkencëtarëve në Universitetin Durham të fokusuar në këto kërkime, sëbashku me homologët e tyre në Gambia.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se qentë ishin shumë të saktë në zbulimin e kancerit tek njeriu.
Steve Lindsay, ekspert në zhvillimin e masave për kontrollin e malarias në degën përkatëse të Universitetit Durham, tha: “Hulumtimet e fundit kanë demostruar se pacientët e infektuar me parazitin e malarias prodhojnë një erë specifike në frymën e tyre që zhduket pas trajtimit të parazitit. Ne dimë që mushkonjat e malarias preferojnë të ushqehen tek pacientët malarikë, që ato i kanë identifikuar shumë mirë prej erës së tyre. Nëse qentë mund të përdoren për të zbuluar individët e infektuar me malaria, ata do të mund të trajtohen që në pikat hyrëse të vendeve ku udhëtohet.
Përdorimi i qenve ka avantazhin që nuk është invaziv, është i lëvizshëm, nuk kërkon një laborator, testohet në ambient jashtë dhe tek shumë persona. Pra, mund të ndihmojmë shumë që të përshpejtojmë kurimin dhe ta zhdukim këtë sëmundje të tmerrshme tërësisht.”