Prindërit japonezë e kishin lënë djalin e tyre në pyje – si dënim!

Prindërit e një djali shtatë-vjeçar të humbur në malet e Japonisë veriore kanë pranuar se e kanë lënë atë vetëm në pyll, si një dënim, transmeton Telegrafi.

Fëmija nuk është parë për dy ditë, pasi që prindërit e tij e braktisën në Hokkaido veriore, një rajon ky, ku jetojnë arinjtë e egër.

Çifti fillimisht refuzuan një gjë të tillë, por më vonë e pranuan.

Më vonë ata thanë se e kishin lënë atë vetëm për pesë minuta – për ta dënuar – por kur ishin kthyer, ai kishte ikur.

Qindra punëtorë të shërbimeve të emergjencës janë angazhuar në kërkim të djalit.

Temat
BotëLajme

Të afërta