Është bërë traditë në Amerikë që të hënën e fundit të muajit maj të nderohet kujtimi i të rënëve në luftë. Këtë vit Dita e të Rënëve shënohet më 30 maj, pra sot. Amerikanët sot si çdo vjet do të reflektojnë mbi sakrificën e bashkëkombësve të tyre, përsëri.
Rreshta të tërë me varre të të rënëve në varrezat kombëtare të Arlingtonit, pritet që sot prej nga mëngjesi e deri mbas dite te vizitohen nga mijëra amerikanë, anëtarë të familjeve të veteranëve dhe të rënëve, të cilët do të shkojnë e të nderojnë këto varre, me rastin e Ditës së të Rënëve.
Të rënët e parë të varrosur në Varrezat Kombëtare ishin ushtarë të vrarë gjatë Luftës Civile Amerikane. Tani në këto varreza prehen mbi 330 mijë ushtarë.
Numri i ushtareve te vrare Amerikane gjate vitit 2007 ne Irak arriti 900 veta. Viti 2007 ishte me vdekjeprurës për ushtaret amerikane në këtë vend.
Që nga hyrja ne Irak në vitin 2003, numri i përgjithshëm i amerikaneve të vdekur në këtë vend u bë 3900 veta. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Pentagonit. Mes ushtarëve dhe ushtarakëve amerikanë nën flamurin dhe uniformën e SHBA-ve, që shërbejnë ose kanë shërbyer janë me dhjetëra shqiptaro- amerikanë, të cilët janë dalluar për rolin e tyre në shërbim të ushtrisë amerikane.