Milaim Zekës i ka hy keq EULEX-i (Dokument)

Prokuroria e e EULEX-it po insiston në fajsinë e gazetarit Milaim Zeka, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Prokuroria e EULEX-it e ka apeluar rastin në gjykatën e shkallës së dytë. Këtë e ka bërë të ditur vet gazetari Zeka përmes një postimi në Facebook të cilin e ka titulluar ‘Na ka hy keq EULEX-i’, shkruan lajmi.net.

“Sa mora kete vendim nga Prokuroria Speciale e Eulexit. Edhe pse Gjykata Themelore ne Mitrovicen e veriut, me shpalli te pafajshem, Prokurori e paska qu landen ne Gjykaten e Apelit. Kesaj radhe pa Rukollin. Shpresoj qe do ta kaloje edhe kete sfide. Disa njerez te deshtuar ne Eulex, duan ta arsyetojne rrogen e tyre ne Bruksel…”

Zeka akuzohej se bashkë me Rrustem Rukollin kanë ndikuar në zbulimin e fshehtësisë zyrtare dhe tentim të pengimit të provuarit në proces gjyqësor.

Zeka, që ka një emision në televizionin publik, është akuzuar se ka zbuluar identitetin e Dëshmitarit A në rastin Drenica.
I akuzuar, si aranzhues i takimit të tij me Dëshmitarin A, ka qenë edhe biznesmeni Rrustem Rukolli, por prokurori i rastit është tërhequr nga akuza për të sepse ka thënë se nuk ka arritur të vërtetojë përfshirjen e tij në këtë çështje.

1-472

2-128

3-92

Temat
LajmeVend

Të afërta