Milaim Zeka: Vetëvendosje idenë e bashkimit me Shqipëri ia ka vjedhë Ibrahim Rugovës!

Gazetari Milaim Zeka ka befasuar përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ia ka vjedhur idetë Ibrahim Rugovës, sa i përket bashkimit me Shqipërinë. Për ta dëshmuar këtë ai ka publikuar edhe një deklaratë të Rugovës të dhënë më 1991.

Postimi i plotë:

Qysh VV-ja i ka vjedhe idet Ibrahim Rugoves?

Jam manjak i arkivave. Lexoni cfarë ka thënë Ibrahim Rugova me 1991.

Do të bashkohemi me Shqipni…
Nëse ndryshohen kufijtë e Jugosllavisë, atëherë shqiptarët në Jugosllavi me plebiscit do të vendosin t`i bashkohet Shqipnisë, duke krijua kështu shtetin integral të shqiptarëve në teritoret e saja etnike. 7 milionë shqiptarë, autoktonë me tradita e kulturë europiane janë faktor stabiliteti në Ballkan dhe Europë. –
Pika 3 . e deklaratës së Këshillit Koordinues te partive politike shqiptare – Kryetari – Ibrahim Rugova (HINA – 17.10.1991)

Temat
LajmeVend

Të afërta