Lorik Cana mund të transferohet në Zvicër gjatë afatit kalimtar të verës.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit të Lausannes, Alain Joseph.
“Jemi takuar me babain e Lorikut për të diskutuar dy çështje tjera.
Normalisht që e shfrytëzova rastin dhe fola edhe për Lorikun.
Megjithatë, ai më duket më i joshur nga ideja e një destinacioni të ri jashtë Evropës”, deklaroi Jpseph, përcjellë “Lajmi.net”.
Cana ka konfirmuar që nuk do të qëndrojë më te Nantes, derisa gjasat janë reale që ai të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fjalët kyçe
lorik cana