Krasniqi: Kosova e ka asociacionin e komunave

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se angazhimi i Kuvendit, i Qeverisë edhe i Gjykatës Kushtetuese për hartimin e asociacionit të komunave serbe, është i pa nevojshëm, pasi që sipas tij, statuti i asociacionit të komunave miratohet nga kuvendi i asociacionit në përputhje me ligjet në fuqi.

Lexoni postimin e plotë:

Kosova e ka Asociacionin e Komunave

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Asociacionin e Komunave “është akti më i lartë juridik i Asociacionit që miratohet nga Kuvendi i Asociacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës”. *Neni 1.1 2 Statutit.

Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja, pse duhet angazhimi i Kuvendit të Republikës, i qeverisë, madje edhe i Gjykatës Kushtetuese për hartimin e Asociacionin (Bashkësinë) e Komunave Serbe, kur Statutin e Asociacionin e Komunave, miratohet nga Kuvendi i Asociacionit në përputhje me ligjet në fuqi?

Nuk ka asnjë dyshim që kjo përpjekje ka vetëm një qellim: Krijimin e Zajednices Serbe si Njësi Administrativo politike shumë të ngjashme me fillet e Republika Serbska në Bosnje e Hercegovinë.

Të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë dhe Zajednicen dhe përpjekja për të bërë Ligj të ri për regjistrimin e popullsisë, çon ujë në krijimin e një “Republike Serbska” në Republikën e Kosovës.

Nga kjo del që opozita në asnjë formë nuk duhet kyçur në këto veprime antikushtetuese të qeveritarëve tanë.

Temat
LajmeVend

Të afërta