Klipi i ri i Çiljetës dhe Noizyt vjen të premten

Pas bashkëpunimit të tyre të fundit në “Gangsta Love”, Çiljeta Xhilaga dhe Noizy këtë të premte sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja për emisionin Express të KTV-së.

“Tashmë kanë përfunduar xhirimet dhe thuajse edhe montazhi dhe gjithçka. Kënga me videoklip do të publikohet këtë të premte”.

“Nuk është vazhdimi i ‘Gangsta Love’, është diçka krejt tjetër. Vazhdimi asaj do t’i bëhet pas një kohe, kur do të kemi ide se si ta realizojmë, pasi kërkon shumë përkushtim në kohe e po ashtu edhe lekë”, është shprehur këngëtarja.

largea_no1440025528

Images

Ciljeta-puth-Noizyn1

Temat
Showbiz

Të afërta