Ja çfarë kishte thënë Mourinho për Januzajn dy vite më parë

Jose Mourinho e kishte lavdëruar Adnan Januzajn para dy vitesh, kur e drejtonte skuadrën e Chelseas.

E ardhmja e Adnan Januzajt në Manchester United mbetet e paraqartë, pas ardhjes së Jose Mourinhos në krye të skuadrës.

Por, trajneri portugez i kishte thurur lavde futbollistit me prejardhje nga Kosova, në vitin 2014, përcjell Lajmi.net.

“Ai është 18 vjeçar por luan si t’i kishte 25. Ai është shumë i matur dhe i qetë. Një lojtar shumë i mirë dhe i rëndësishëm”, ishin fjalët e Mourinhos për Januzajn.

Temat
BotëSportVend

Të afërta