Ish-minatorët e Trepçës kërkojnë t’iu njihet stazhi i punës gjatë viteve 90-ta (Foto)

Ish -minatorët e “Trepçës” janë duke protestuar, për siç thonë ata, padrejtësitë që janë duke iu bërë për shkak të njohjes së provojës së punës.

Një pjesë e ish- minatorëve janë duke qëndruar para Qeverisë së Kosovës prej orës 11:00 ku janë duke kërkuar që t’iu njihet stazhi i punës gjatë viteve 1990-1999.

Minatori Muhamet Aliu ka thënë për Indeksonline se i kanë duruar tash e një vit Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashit, kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, kryeministrit Isa Mustafa, por nuk kanë marr përgjigje.

“Minatorët iu kanë dërguar kërkesë qe një vit Abrashit, Isa Mustafës, Kadri Veselit dhe deputetëve por nuk kemi marr përgjigje. Arsimtarëve dhe mjekëve iu kanë njoft e drejta e përvojës së punës ku thuhet të gjithë ata që kanë punuar për Republikën e Kosovës.

Na jemi të larguar kolektivisht nga puna edhe nuk po na njihet kjo e drejtë”, ka thënë Aliu./Indeksonline/

auto_13335250_1400673549958329_1642414541_n1464638010

Temat
LajmeVend

Të afërta