Gruevski është pajtuar për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Nikolla Gruevski në rolin e kryeministrit, në vitin 2008 është pajtuar për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Në një dokument të Wikileaks të nënshkruar nga ambasadori i atëhershëm amerikan, Filip Riker, përmendet se Gruevski e ka përcjell qëndrimin e tij te ndërmjetësuesi Metju Nimic se linja e tij e kuqe është ruajtja e popullit dhe gjuhës si maqedonase, njashtu edhe tani vlen për FYROM ( vetëm për përdorim të jashtëm dhe jo edhe për të brendshëm), që përfshin edhe një shtesë gjeografike në emër, sidomos me kllapa, diçka që sipas Gruevskit do të ishte e pranueshme edhe për Greqinë.

Në dokument përmendet se SHBA-të nuk e kanë ndryshuar pozicionin e tij për njohjen e Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues.

Temat
LajmeRajon

Të afërta