Gjuriq: Serbët e Kosovës nuk kanë nevojë për pasaporta kosovare

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, serbët që jetojnë në Kosovë nuk kanë nevojë për pasaporta të Kosovës që t’u mundësohet liberalizimi i vizave.

“Askush nuk mund t’i detyrojë serbët në Kosovë që të pranojnë pasaportat në cilat janë simbolet e papranueshme të shpallur paligjshëm me pavarësinë e Kosovës. Ne do të marrim masa për të zgjidhur këtë problem, ose do ta fusim në procesin e dialogut në Bruksel”, ka thënë Gjuriq, për TV Pink, njofton Klan Kosova.

Pasaportat që bartin serbët e Kosovës të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk u mundësojnë serbëve qarkullim në zonën Schengen pa viza.

Gjuriq ka thënë se nëse Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë vizat edhe për këtë pjesë të territorit duke vendosur mbi parimin gjeografik dhe jo në diçka tjetër, atëherë liberalizimi duhet të jetë i vlefshëm për tërë territorin dhe popullatën, pavarësisht dokumenti.

Temat
LajmeVend

Të afërta