Gjendet makina me të cilën Hitleri u dërgonte mesazhe sekrete gjeneralëve të tij (Foto)

Makina koduese sekrete gjermane “WW2” u gjend në “EBay”. Bëhet fjalë për teleprinterin apo teleshkruesin për makinën e shifrës Lorenz, të cilën Hitleri e përdorte për t’i nisur mesazhe, gjeneralëve të tij, shkruan “BBC”.

Një makinë historike që përdorej për të dërguar mesazhe sekrete ndërmjet Hitlerit dhe gjeneralëve të tij është gjendur e lënë pas dore në një hangar.

Vullnetarët nga Muzeumi Kombëtar i Informatikës po përdornin eBay për të gjetur tastierën e makinëz Lorenz, kur aty ajo po tregtohej si një makinë telegramesh dhe ishte në shitje për 9.50 paund.

Muzeu në Buckinghamshire është tani duke u kërkuar njerëzve të kërkojnë motorin, një tjetër pjesë e rëndësishme e pajisjes.

“Kolegu im ishte duke kërkuar në eBay dhe ai pa fotografinë e saj që dukej si një teleshkrues”,- tha John Wetter, një vullnetar në muzeum.

Ai pastaj shkoi në Southend të hetonte më tej ku ai gjeti tastierën që mbahej në kutinë e saj origjinale mbi dyshemenë e një hangari me mbeturina gjithandej.

“Ne i thamë: Faleminderit shumë. Edhe njëherë: Sa kushton?” dhe ajo na tha: 9.50 paund kështu që ne i dhamë një bankënotë 10 paund dhe i thamë “mbaje kusurin”,- tregoi ai.

Teleprinteri që ngjan me një makinë shkrimi do të ketë qenë përdorur për të futur mesazhe në gjermanisht,. Këto pasta j kodoheshin prej një makine të lidhur me një shifër që përdorte 12 rrota individuale me cilësime të shumta mbi secilën për të krijuar kodin.

“Më e madhe se Enigma”

Andy Clark, shef i Muzeut Kombëtar i Informatikës tha se Lorenz ishte vendosur në vende të sigurta dhe se ajo ishte shumë më e madhe se e famshmja makina portative Enigma.

“Çdo njeri e njeh Enigma-n, por makina Lorenz u përdor për komunikime strategjike”,- tha Clark. Kjo është shumë më e komplikuar sesa Enigma dhe pas luftës, makina e këtij lloji mbeti në përdorim.

Vullnetarët po shpresojnë të rikrijojnë të gjithë procesin e kodimit, që nga e premtja e 3 qershorit, duke shtypur mesazhe në gjermanisht duke përdorur pajisje të kohës së luftës.

“Kjo na jep shansin që të tregojmë sesi u thye kodi shifror Lorenz nga fillimi deri në fund”,- tha Andy Clark. /mapo.al/

m1-2

m3-1

m4

Temat
BotëLajme

Të afërta