Francë, Euro 2016 pritet me protesta masive

Dymbëdhjetë ditë nga fillimi i “Euro 2016”, ankthi dhe shqetësimet janë në rritje në mesin e profesionistëve të turizmit në Francë, pasi edhe këtë javë është parashikuar sërish një grevë e përgjithshme e mjeteve të transportit, raporton AFP.

Protestat bëhen kundër të një reforme mbi të drejtën e punësimit, që qeveria socialiste kërkon ta përmbushë me çdo kusht, pavarësisht mos aprovimit të një pjesë të kabinetit të saj dhe që ka hyrë në muajin e katërt të bllokimit.

Manifestime të vazhdueshme, akte dhune në rrugë, bllokime të zonave naftëmbajtëse ose të mjeteve të transportit, kanë provokuar alarm mbi pasojat e këtyre protestave për imazhin e vendit.

“Skenat guerilase në qendrën e Parisit, të shpërndara në mbarë botën përforcojnë ndjesinë e frikës dhe refuzim në radhët e turistëve në një kontekst tashmë shoqëruar nga ankthi e paniku”, citohet nga AFP drejtuesi i komitetit të turizmit francez, Frédéric Valletoux.

Temat
BotëLajme

Të afërta