Djali plagos babanë pas një konflikti pronësie

Një sherr mes djalit dhe babait të tij për pak nuk ka përfunduar në një tragjedi familjare në fshatin Ujatë të Klosit.

Mësohet se djali goditi me mjete të forta babanë, shtetasin Gëzim Sula, duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që është arrestuar agresori.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie.

Temat
LajmeRajon

Të afërta