Dita e Memoralit, Vlora Çitaku: Ne jemi me Amerikën

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se sot është duke u solidarizuar me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan për të shënuar Ditën e Memorialit të ushtarëve të rënë amerikan.

Ajo ka shkruar po ashtu se i gjithë populli i Kosovës është me Amerikën në këtë ditë që po nderohen të gjithë ata burra trima dhe ato vajza që luftuat për lirin e të gjitha atyre vendeve që ishin në kthetrat e tiranisë, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i plotë i Vlora Çitakut në Facebook:

“Sot ne po qëndrojmë me Amerikën dhe popullit amerikan në ditën kur ata po shënojnë Ditën e Memorialit.

Ne jemi së bashku më ju për t’i nderuar të gjithë ata djem trima dhe vajza të këtij kombi që luftuan për liri, ata qëndruan dhe qëndrojnë larg nga shtëpitë e tyre vetëm e vetëm për t’i çliruara vendet që janë në kthetrat e tiranisë, duke përfshirë edhe vendin tonë.

Faleminderit për shërbimin tuaj”, shkruan ajo.

auto_13315769_10153544306092414_3139196647120985142_n1464622021

Temat
LajmeVend

Të afërta