Dega e LDK në Zvicër, Dega e LDK -së në Suedi, Dega e LDK në Norvegji dhe Dega e LDK për Beneluks
Përkrahin vendimet e Delegatëve të LDK-së në Konventën e Punës e cila i zhvilloi punimet me sukses, më 28 maj 2016 në Prishtinë.
Këto Degë Konsiderojnë se në vazhdën e veprimtarisë shtetformuese, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë vatër e politikë bërjes shtetërore dhe atdhetare në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe mbajtja me sukses e konventës si dhe orientimet programore të LDK-së për të ardhmën mbajtur, më 28 maj 2016.
Degët e LDK-së në Zvicër, Suedi, Norvegji dhe për Beneluks shprehin përkrahjen e plotë të vendimeve të marrura nga Delegatët e kësaj Konvente duke punuar fuqishëm në respektimin dhe zbatimin e këtyre vendimeve si dhe duke i dhënë mbështetje të plotë organeve udhëheqëse të LDK-së dhe Kryeministrit Isa Mustafa në qeverisje të suksesshme si aspiratë kryesore për zhvillimin e vendit dhe integrimet europiane.
Konsiderojmë se nën vizionin e Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës është alternativa më e mirë e besës dhe shpresës për qytetarët dhe atdheun tonë të dashur Kosovën. Duke u angazhuar fuqishëm për jetësimin dhe përparimin e qëllimeve demokratike, atdhedashëse, dhe shtetformuese.
Duke kultivuar filozofinë Rugoviane si formësim politikë i bashkëpunimit dhe tolerancës, përkushtimit për punë të sinqertë e profesionale për qytetarët dhe bashkatdhetarët kudo që janë, që kanë në zemër atdhedashurinë si virtyt familjar, shoqëror, kombëtar, të çasjes së saj institucionaliste, të së drejtës, sundimit të ligjit, dhe zhvillimit gjithëpërfshirës.
29 maj 2016
Dega e LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, kryetar
Dega e LDK-së në Suedi, Qibrije Hoxha, kryetare
Dega e LDK-së në Norvegji,
Daut Haxhaj kryetar,
Dega e LDK-së për Beneluks, Bahtir Kastrati kryetar
P.S.
Këtë Deklaratë e mbështesin edhe:
Nëndega e LDK-se në Niedersachsen/Gjermani, Enver Sopaj, kryetar
Nëndega e LDK-së në Schleswig-Holstein/Gjermani, Remzi Mehmeti, kryetar