Lajme

De Biasi “kërcënon” Edi Ramën

By FIRST CHANNEL

May 30, 2016

Trajneri i Kombëtares kuqezi Gianni de Biasi është i sigurt se do të bëhej Kryeministër i Shqipërisë, nëse do të kandidonte madje edhe pa bërë fare fushatë.

Në një intervistë të dhënë për “World Soccer” trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi, është i ndërgjegjshëm për famën që ka në Shqipëri.

Madje, në këtë vend sipas tij do të përkthehej nëse do të fillonte karrierën si politikan.

“Nëse sjell një ekip si Shqipëria në Kampionatin Evropian, e gjitha bota të kushton vëmendje – është një fenomen. Është një moment historik për futbollin shqiptar, për popullin shqiptar dhe për politikën këtu.

Nëse kandidoj për kryeministër nesër, mund të fitoj edhe pa bërë fushatë”, ishte batuta e trajnerit të përfaqësueses.