U vdes djali gjashtëvjeçar, në shtëpi prindërit gjejnë diçka të pabesueshme!

Dy prindër të dërrmuar nga humbja e të birit gjashtëvjeçar, janë përballur me një të papritur kur janë kthyer në shtëpi. Vogëlushi Leland Shoemake, nga Pike County, Georgia në SHBA, kishte ndërruar jetë nga një infeksion i rrallë në tru.

Prindërit menduan se nuk do të dëgjonin më asnjë fjalë prej tij, pas momentit kur zemra e djalit pushoi në spitalin pediatrik të Atlantas. Por, kur u kthyen në shtëpi, ata gjetën një letër të shkruar prej tij.

“Gjithmonë me ju! Faleminderit mami dhe babi. Ju dua shumë”, kjo ishte letra e lamtumirës që vogëlushi kishte lënë për dy prindërit.

Nëna e tij e ka shpërndarë foton e letrës në rrjetet sociale. Edhe pse kjo ngjarje ka rreth tetë muaj që ka ndodhur, postimi klikohet dhe rishpërndahet ende.

“Sapo u kthyem në shtëpi për të marrë rrobat me të cilat do ta varrosnim, gjetëm këtë letër në sallon. Nuk e kam idenë se kur është shkruar, por ai ka qenë gjithnjë një fëmijë shumë i veçantë”, thotë nëna e djalit të vogël. /Shekulli/

12043183_521064258043597_5337538891439145031_n

Temat
BotëLajme

Të afërta