Suedezët “përulen” përpara shqiptares

Një vajzë nga Pogradeci e cila kishte përfunduar studimet e larta në Tiranë në degën Inxhinieri Telekomunikacioni, konkuron në një nga universitetet private më të njohur të Suedisë në Halmstad, për të kryer masterin shkencor për një vit. Ajo e fiton të drejtën për të studiuar atje mes shumë konkurentëve vendas dhe të huaj.

Pas vetëm një viti, vajza nga Shqipëria është shpallur studentja më e mirë e universitetit, duke lënë në vend të dytë një suedez dhe gjithë të tjerët pas saj. Në foto mund të shikohet momenti kur asaj i akordohet medalja për këtë arritje.

Kjo është një histori suksesi dhe krenarie pasi ajo nuk ka bërë të ndihen krenarë vetëm familjen e saj por edhe shqiptarët e tjerë duke u reklamuar si një shembull për gjithë studentët që shkojnë për studime jashtë vendit.

Mesa duket, mes atyre që na prishin imazhin nëpër botë me gjeste dhe vepra negative, ekzistojnë edhe modele të tilla që na japin një dozë krenarie. Këtu është rasti që ne të themi me të vërtetë: “Po që jemi popull i zgjuar ne shqiptarët”. /Jetaoshqef.al

shqiptarja suedezet

Temat
LajmePërgjithshmeTeknologji

Të afërta