Spasovski: Nuk ka shpëtim për kriminelët

Ish ministri i brendshëm Oliver Spasovski ka akuzuar kreun e VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevskin se po vazhdon të tentojë përmes vendimeve të presidentit Gjorge Ivanov, ta shpëtojë rrethin e ngushtë të kësaj partie.

Sipas Spasovskit, LSDM nuk ka ndërmend të bëj pazar në lidhje me faljet, duke kërkuar të shlyhen të gjitha dhe jo në mënyrë të pjesshme siç ka bërë së fundi presidenti Ivanov, transmeton Alsat M.

Spasovski thotë se vendimet e fundit të VMRO-së,përfshirë faljen e Ivanovit, vetëm se po shtyjnë popullin që të bashkohet edhe më shumë kundër asaj që kjo parti e quajti pushtet të regjimit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta