Qeveria sot njofton për hapjen e vendeve të reja të punës

Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për medie ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë në ora 11:00 ku do të bëjë prezantimin e disa projekteve nga investitorët e huaj.

Poashtu, në këtë komunikatë thuhet se me ardhjen e investitorëve nga Gjermani do të ketë edhe punësime për kosovarët, shkruan Indeksonline.

“Do të mbahet një konferencë për gazetarë ku do të prezantohen projekte të rëndësishme në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta