Botë

Presidenti i Real Madrid zbulon se kush do të jetë trajner i “Galaktikëve”

By FIRST CHANNEL

May 29, 2016

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka zbuluar se Zindeine Zidane do të mbetet trajner i Los Blancos.

Zinedine Zidane do të mbetet në krye të Real Madridit të paktën edhe sezonin e ardhshëm pasi arriti ta fitoj Ligën e Kampionëve. Këtë e ka konfirmuar vet presidenti i Los Blancos, Florentino Perez.

“Zidane është pjesë e historisë së Realit. Ka fituar Championsin si lojtar, si zv.trajner dhe tani si trajner. Mes Zidanes dhe klubit ka një histori të madhe dashurie, një histori të lumtur”, ka deklaruar Perez.

“Ai qëndron përkrah meje që prej vitit 2001. Nënshkruam një kontratë deri në vitin 2018 dhe në këtë aspekt nuk shikoj asnjë problem”, u shpreh Perez.