Kurthi i policisë greke, si arrestoi tutorin shqiptar që shfrytëzonte 27-vjeçaren për prostitucion

Një shqiptar është arrestuar në Korinth të Greqisë, pasi shfrytëzonte për prostitucion një vajzë 27-vjeçare.

Kjo e fundit është gjithashtu nga Shqipëria. 43-vjeçari ra në kurthin e ngritur nga policia greke. Ka qenë një efektiv i cili është shtirur si klient dhe kishte lënë një takim me vajzën shqiptare.

Gjithçka u rregullua dhe “klienti” duhet të paguante 60 Euro për shërbimin që do të merrte. Të dy shkuan në hotel, ndërkohë që jashtë godinës ndodheshin agjentë civilë të policisë greke.

Sapo “klienti” doli nga hoteli, 43-vjeçari shqiptar e priste poshtë me makinë për të marrë shumën e parave siç kishin rënë dakord.

Në këtë moment, kanë ndërhyrë policët duke arrestuar në flagrancë shqiptarin që shfrytëzonte seksualisht 27-vjeçaren nga Shqipëria.

Temat
LajmeRajon

Të afërta