Lajme

Dy sulmues e bëjnë policin për spital

By FIRST CHANNEL

May 29, 2016

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë është detyruar të kërkojë tretman mjekësor pas sulmit fizik që ka pësuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ai ka qenë cak sulmi i dy personave të dyshuar të cilët janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit kane sulmuar fizikisht zyrtaret policor me qrast njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe i njëjti pranon tretman mjekësor”, njofton Policia.

“Me urdhër te prokurorit te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.

Incidenti ka ndodhur në rrugën Shemsi Ahmeti të shtunën rreth orës 15:30.

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 24 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 31 aksidente trafiku.