Çfarë ndodh kur gëlltitni çamçakëz?

Gëlltitja e çamçakëzit mund të jetë një shqetësim për një pjesë të madhe personash, kjo për faktin se të parë tanë kmbëngulnin se gëlltitja e çamçakëzit është i dëmshëm. Nëse ende jeni të frikësuar nga tregimet e fëmijërisë se çfarë ndodh kur gëlltitni çamçakëz, mos u bëni merak, pasi trupi juaj mund të tretë disa nga përbërësit e çamçakëzit, ëmbëltuesit dhe aromatizuesit. “Pjesa tjetër thjesht kalon nëpër sistemin e tretjes”, thotë Dr. Gary Mulin.

Gastroenterologia, Dr. Nancy Mekgril, thotë se ajo që trupi ynë nuk mund ta tretë është baza e çamçakëzit. “Është i patretshëm, ashtu si farat ose lëkura e frutave”.

Nëse keni imagjinuar tashmë që çamçakëzi është mbërthyer në stomak në atë mënyrë siç ngjitet në këpucë në rrugë, relaksohuni. “Ndoshta çamçakëzi ka nevojë për pak më shumë kohë për të ‘gjetur një dalje’ së bashku me pjesën tjetër të ushqimit që keni ngrënë, por me siguri se do të nxirret jashtë”, tha më tutje Dr. Mekgril.

Pra, nëse gëlltitni çamçakëz kjo nuk është diçka e tmerrshme, por mund të shkaktojë probleme tek njerëzit me sëmundje Crohn ose Divertikulitis, e cila shkakton ngushtimin e zorrës së trashë

Temat
Shëndet

Të afërta