Arsyet se përse nuk dobësohemi

Sekreti i dobësimit nuk është vetëm ushqimi i pakët dhe dietat e ndryshme që ne shpesh priremi të mbajmë është e rëndësishme që herë pas herë të tregoheni të kujdesshëm dhe të arrini që të eleminoni stresin dhe ankthin.

Në lidhje me dobësimin ekzistojnë arsye të ndryshme të cilat nuk ju lejojnë që ta përfundoni me sukses këtë process. Disa nga arsyet me të cilat duhet të bëni kujdes gjatë procesittë dobësimit janë;

Nuk jeni gati psikologjikisht
Humbja e peshës, veçanërisht kur kilet janë të shumta, kërkon impenjim dhe qëndrueshmëri me kalimin e kohës. Nëse nuk jeni gati psikologjikisht, atëherë nuk do të arrini të merrni rezultatet e shpresuara. Në këtë këndvështrim, është e rëndësishme të keni edhe mbështetjen e familjarëve dhe të miqve, të cilët duhet t’ju inkurajojnë!

Dobësoheni për t’u bërë qejfin të tjerëve
Kur vendosni të ndiqni një dietë, në radhë të parë duhet ta bëni për veten tuaj! Sigurisht të tjerët mund edhe t’ju ndihmojnë, por e rëndësishme është që zgjedhja për të humbur peshë, të jetë mbi të gjitha personale.

Nuk jeni mjaftueshëm të durueshëm
Kushdo që nis një dietë mendon se mund të humbasë peshë shumë shpejt. Por në të vërtetë bëhet fjalë për një proces gradual, që shpesh parashikon edhe faza të ndryshme.

Shkoni në shtrat shumë vonë
Shtatë orë gjumë janë minimumi i orëve që duhet të bëjnë ata të cilët duan të dobësohen. Sipas disa studimeve, kilet e tepërta mund të varen edhe nga gjumi i pamjaftueshëm, përveçse nga metabolizmi i dobët dhe niveli i lartë i kortizolit (hormonit të stresit) dhe glicemisë.

Jeni shumë të stresuar
Sipas një studimi të “Ohio State University”, një femër ose mashkull i/e stresuar, ka tendencë të konsumojë më shumë sesa një individ që nuk është i stresuar, ndërsa djegin 104 kalori më pak, pas një vakti të bollshëm. Pra, një tjetër motiv i mirë për t’u dobësuar është eliminimi i ankthit dhe i stresit.

Nuk pini mjaftueshëm ujë
Përveç këshillave të sipërpërmendura, kur vendosni të humbni peshë, rekomandohet t’u drejtoheni specialistëve të sektorit, të cilët kombinojnë ushqimin me stilin e jetës dhe me moshën që ju keni. Mos harroni se, për t’u dobësuar duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, akoma më mirë nëse janë të freskëta, pasi ju garantojnë një nivel të mirë hidratimi.

Temat
Shëndet

Të afërta