Adem Grabovci: Zoti i shtëpisë nuk heq keq ndonjëherë (Video)

Ndër të ftuar në emisionin n’Kosovë Show në First Channel, ishte edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së dhe deputeti, Adem Grabovci.

Moderatori i emisionit Shpetim Desku e ngacmon duke i thënë se Ademi duhet t’i kryejë të gjitha punët e vështira të partisë, ndërsa kur kanë ndonjë përurim apo prerje shiriti shkojnë krerët e partisë.

Por Grabovci duke qeshur tha se nuk e lë veten keq dhe zoti i shtëpisë nuk heq keq ndonjëherë.

Ai foli edhe për koalicionin me LDK-në, duke u deklaruar se kjo qeverisje do të zgjasë mandatin deri në fund dhe se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2018.

Përveq Grabovcit ishin të ftuar edhe Linda Morina, ndër personazhet më interesante dhe të përfolura kohëve të fundit si dhe Don Izidor Lukic, drejtor i shkollës “Don Bosko” në Prishtinë.

Shikojeni emisionin e plotë:

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë ShowVend

Të afërta