Ukrainë: Ish-shefi i NATO-s emërohet këshilltar i Poroshenkos

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se do të bëjë çdo gjë të mundshme “për promovimin e sigurisë, reformave ekonomike dhe lidhjeve më të fuqishme me Bashkimin Evropian”, në detyrën e tij të re si këshilltar i presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Këto komente ai i bëri sot në rrjetin Faccebook, një ditë pasi Poroshenko e shpalli emërimin e tij.

Megjithatë, në këtë shpallje nuk precizohet se për çfarë çështjesh do të jetë i angazhuar Rasmussen.

Zoti Rasmussen e ka përshkruar si “alarmuese” situatën e sigurisë në Ukrainë.
Ai, po ashtu, theksoi se Ukraina duhet ta luftoj korrupsionin dhe t’i implementoj reformat.

Anëtari i Dumës ruse, Leonik Kalashnikov, i tha agjencisë Interfax se emërimi i Rasmussenit është “gjest armiqësor” ndaj Rusisë.

Temat
BotëLajme

Të afërta