Adele harron tekstin e këngës (Video)

Ndodh qe edhe yjet ta katranosin ndonjëherë performancën e tyre. Megjithatë, ata dinë si t’i kalojnë situata të tilla dhe kjo i bën ato edhe më të mëdhenj dhe njerëzor njëkohësisht.

Kështu i ka ndodhur edhe Adeles, e cila gjatë koncertit të mbajtur javën e kaluar në MEO Arena në Lisbonë të Portugalisë, gjatë performancës së këngës “Million Yeara Ago”, harroi fjalët dhe me madhështinë e saj të thjeshtë filloi të qeshë duke shtuar “Dreq, fjale të gabuara”.

Salla qeshi bashke me te, ndërsa shtoi, “Mos duhet të këndoj edhe një herë fjalët e duhura? Më falni”.

Siç kemi treguar ndërkohë edhe më parë, Adele sapo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë muzikore Sony Music për një vlerë mbi 120 milionë euro, duke qenë kështu këngëtarja me kontratën me të shtrenjtë në botë.

Temat
Showbiz

Të afërta