Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Thaçi dhe Nikoliq bashkë në Sarajevë, mediat serbe fshehin lajmin

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi “Bërdo-Brioni”, i cili këtë vit mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Por, ndryshe nga viti i shkuar kur përball kishte presidenten Atifete Jahjaga, kësaj radhe, Nikolic duhet të ulët në një tavolinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net.

Shteti serb tashmë është përkujdesur që të fsheh lajmin e pjesëmarrjes së Thaçit në këtë samit.

Agjencia e lajmeve “Tanjug”, por edhe ajo “B92” kanë raportuar për pjesëmarrjen e Nikolicit dhe presidentëve të rajonit, por në këta artikuj askund nuk përmendet pjesëmarrja e Thaçit.

Exit mobile version