Të dielën pastrohet Ujëvara e Mirushës

“Exploring”, një organizatë joqeveritare e cila merret me promovimin e bukurive natyrore dhe mbrojtjen e ambientit ka marrë iniciativën që të bëjë pastrimin e ujëvarave të Kosovës nga mbeturinat.

“Njerëz jo natyrëdashës të cilët harrojnë se nga e marrin oksigjenin që i mban gjallë, pa ndërgjegje shpesh herë e ndotin ambientin. Kjo gjë ndodh edhe në vendin ku do ta vizitojmë këtë javë, pra në ujëvarat e Mirushës. Dhe jo vetëm kaq. Për të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë iniciativë, në fund të ecjes na pret ushqimi të cilin do e përgatisim në barbecue për të gjithë pjesëmarrësit aty”, thuhet në njoftimin e “Exploring”. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta