Nëse Skënderbeu nuk arrin të bindë trupën gjykuese të UEFA-s se është i pastër, klubi korçar rrezikon të dënohet me 2-7 vite pezullim për të mos marrë pjesë në Kupat e Europës.
Një vendim i tillë do të pasonte më pas edhe me një masë ndëshkimore të ashpër edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Drejtues të këtij institucioni nuk kanë aspak qejf të ndërmarrin një veprim të tillë kundër kampionëve të Shqipërisë, por ndëshkimi i mëtejshëm do të vinte i imponuar nga UEFA.
Vendimi më drastik pritet të jetë edhe rrëzimi në dy kategori më poshtë, por deri sa të dalë vendimi mediat aludojnë për rrezikun që i kanoset skuadrës së Skënderbeut.
Nëse korçarët shpallen fajtorë atëherë Partizani automatikisht shkon në Champions, ndërsa Kukësi me Teutën në Europa League.