Samiti i NATO-s gjatë tetorit mbahet në Kosovë

Për herë të parë Shqipëria do të jetë nikoqire e një Samiti të NATO-s. Nesër në Tiranë fillon Samiti treditor i aleancës ushtarake veritatlantike, njofton Klan Kosova.

Në të do të marrin pjesë 260 persona nga 28 vendet anëtare të NATO-s, duke filluar nga Amerika e Veriut dhe deri në Evropë. Po ashtu do të marrin pjesë dhe delegatë të vendeve partnere, teksa do të prezantohen dhe raportet për çështjet që do të diskutohen.

Sa u takon temave të diskutimit ato do të jenë disa. Fokusi kryesor do të jetë siguria globale dhe në Ballkan.

Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe Kosova, e cila do të përfaqësohet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit.

Haliti ka disa vite që e drejton delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku shpeshherë është diskutuar edhe për sigurinë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2014 ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Klan Kosova mëson se në muajin tetor NATO do ta organizojë një Samit edhe në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta