Raportuesja Fajon vë në dyshim kushtëzimin e vizave me demarkacion

Të enjten në Komisionin për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme të Parlamentit Evropian, të njohur me shkurtesën LIBE, është zhvilluar debati i parë për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të njëjtën ditë i njëjti komision ka diskutuar edhe për një varg rekomandimesh edhe për vendet e tjera, nga Ukraina e deri tek Tuvalu, për të cilat Komisioni po ashtu ka rekomanduar kohë më parë heqjen e vizave për udhëtime turistike, shkruan sot Koha Ditore.

Këto seanca nuk kishin për qëllim ndonjë vendim, por vetëm që edhe formalisht të paraqiteshin rekomandimet e Komisionit Evropian.

Deputetja socialiste nga Sllovenia, Tanja Fajon, e caktuar të jetë raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka vënë në dyshim dhe ka kërkuar nga Komisioni Evropian të sqarojë se si u vu kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ndërkohë që vendet e tjera nuk kanë pasur kushte të natyrës së tillë.

Temat
LajmeVend

Të afërta