Kush po i mungon Erës? (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi është në një arritje tejet të lartë të suksesit.

Ajo është duke shijuar një sukses të tillë, që shumë të tjerë e kanë ëndërruar për gjithë karrierën e tyre e nuk kanë arritur të mbërrijnë.

Era, në këto kohë është edhe shumë e nxënë me udhëtime dhe performanca jashtë vendit gjë kjo që i pamundëson asaj që në shumë raste të jetë pranë familjes së saj, transmeton Indeksonline.

Përmes rrjetit social Instagram, Era ka publikuar një fotografi ku shihet përkap nënës, vëllait dhe mbesës së saj e që në këtë rast ka treguar se mungojnë edhe dy motrat për t’u kompletuar.

Por këngëtarja gjithashtu ka theksuar se po e ndjenë shumë mungesën e tyre.

Era është duke shijuar ditët në Paris, dhe performancat e saj fantastike në televizione dhe radio ndër më të njohurat në gjithë Francën.

auto_eeeeeee1464351961

Temat
Showbiz

Të afërta