Këshilli Islamik: Këto tri gjëra e shpëtojnë femrën nga dajaku

Këshilli Islamik i njëzet vendeve anëtare, ka këshilluar qeverinë e Pakistanit që në të ardhmen të lejoj meshkujt të “rrahin më pak” gratë e tyre, nëse ato nuk përmbushin disa kushte që ata ua kërkojnë, shkruan Daily Mail.

Siç është propozuar nga Këshilli, burrave do t’iu lejohet të godasin gratë e tyre nëse ato refuzojnë të përmbushin detyrat e tyre martesore, dhe nëse nuk vishen sipas shijes së tyre dhe mbajnë pastërti gjatë ciklit menstrual, transmeton Telegrafi.

Këtij këshilli nuk i lejohet të përpilon ligje dhe rregullore, por mundet vetëm të këshillojë anëtarët e qeverive. Propozimet e fundit të bëra nga Këshilli kishin të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi së fundmi ishte hedhur poshtë propozimi që ishte cilësuar si joislam dhe i diskutueshëm, edhe pse fliste për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Femrat

Kryetari i Këshillit, Mohammed Khan Shiran, ndër të tjera ka propozuar që gratë të mund të rrihen më pak, në rast se nuk bartin mbulesë apo flasin me zë të lartë në publik.

Ky këshill propozon që femrave t’u ndalohet shërbimi ushtarak, puna në fushën e marketingut, si dhe në pritjen e delegacioneve të huaja. Infermiereve do të duhej t’u ndalohet puna me pacientët meshkuj, kurse aborti pas 120 ditëve të shtatzënisë do të duhej të konsiderohej vrasje.

Një propozim paksa më “i lehtë” për gratë është se nuk kanë nevojë të kërkojnë pëlqimin e prindërve nëse dëshirojnë të angazhohen në politikë, kurse kushdo që i detyron të martohen do të dënohen me 10 vjet burg.

Temat
BotëLajme

Të afërta