Jep dorëheqje Deputeti Besnik Bislimi i VV-së (Dokument)

Deputeti i LVV’së, Besnik Bislimi ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Ai rrjedhimisht, ka shuar edhe funksionin e tij si Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Në njoftimin për dorëheqjen e tij, të siguruar nga Gazeta Express, Bislimi thotë se arsyet e dorëheqjes do t’ia jap grupit parlamentar të VV’së – pjesë e të cilit ka qenë deri tash.

VV, javë më parë, ka humbur edhe deputetin Ilir Deda, i cili vetëm është larguar nga partia e Visar Ymerit, por e ka mbajtur mandatin e deputetit. /GazetaExpress/

Besnik Bislimi

Temat
LajmeVend

Të afërta