Ivanoviq nga burgu: Të formohet Asociacioni, me apo pa shqiptarët

Lideri i Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, i dënuar me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të fillojnë ta formojnë Asociacionin e komunave serbe, pasi sipas tij, shqiptarët do të zbuten vetëm kur ta kuptojnë se Asociacioni do të formohet me apo pa to.

Sipas tij, është evidente se Prishtina do të “tërheq zhagazi këmbën” lidhur me formimin e këtij Asociacioni, sepse kjo është tema më me rëndësi në agjendën e opozitës, transmeton KosovaPress.

“Mendoj se nuk ka arsye të presim për vullnetin e mirë të Prishtinës, sepse nuk do të ketë asnjëherë diçka kësisoj. Në mënyrë të vazhdueshme, Prishtina do të paraqesë kushte të reja për themelimin e Asociacionit”, ka shkruar përmes një letre Ivanoviq, i cili po vuan dënimin me burg.

Sipas tij, më shumë koncesione do të kërkohen nga Serbia, pavarësisht se të tilla janë arritur gjatë negociatave lidhur me Asociacionin, shkruan në letrën e liderit, që i është dhënë radios së Mitrovicës së veriut “Kontakt Plus” nga avokati i tij.

Temat
LajmeVend

Të afërta