Arian Cani zbulon sekretin: Kam ndejtë një kohë në jetimore

Arian Çani është një ndër personazhet më të njohur në vend, për shkak të detyrës së ti si një gazetar dhe drejtues i emisionit ndër më të ndjekurit të vend, “Zonë e Lirë”, bën të ditur SYRI.net.

Por pak dihet për jetën e tij private, përjashto faktet që ndonjëherë rrëfen vetë Çani. Por gjatë emisionit të mbrëmjes së sotme, Ariani ka zbuluar papritmas një fakt shumë të veçantë në lidhje me jetën e tij, të cilin nuk e dinte thuajse askush, as bashkëpunëtorët e tij më të afërt si Ledio.

“Sonte do t’ju tregoj diçka që nuk e kam thënë kurrë. Mamaja ime në shkollë në Shkodër, ishte studente, ndërsa babai ushtarak nuk mund të më mbante.

Për këtë arsye mamaja më ka çuar në befotrof të qytetit të Shkodër.

Unë qaja…!

Ajo më linte në mëngjes dhe më merrte pasdite

S’do të më kujtohej kurrë kjo histori, nëse nuk do të vinte Laurenci (një personazh i ftuar në studio nga jetimorja e Shkodrës).

Jetova vetëm një jave, se pastaj ika”, ka rrëfyer Çani këtë moment të veçantë të jetës së tij /SYRI.net/.

Temat
FunShowbiz

Të afërta